Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Lajm i fundit / Dy përforcime për Tiranën, mësoni çfarë po ndodh te bardheblutë

Shkruar nga NEWSPORT

Në kampin e Tiranës vazhdojnë lëvizjet e merkatos. Sot në stërvitje me grupin janë bashkuar 2 njohje të vjetra të bardhebluve, mbrojtësi Entonio Pashaj dhe mesfushori Afrim Taku.

[caption id="attachment_13904" align="alignleft" width="300"]tirana1 Moment nga stërvitja e sotme e Tiranës[/caption]

Pashaj në sezonin e kaluar ishte pjesë e vlonjatëve të Flamurtarit, ndërsa Taku kthehet nga SHBA-të ku prej një viti jeton për arsye familjare, por mbetet për t’u parë forma e tij pas një viti shkëputje nga futbolli i luajtur.

Asion Daja ishte afrimi tjetër në ditën e sotme, i cili gjithashtu ka filluar stërvitjen nën drejtimin e Ilir Dajës. Së bashku me këta 3 futbollistë të afruar sot, përforcimet e Tiranës kapin numrin 6, teksa më parë janë afruar edhe Ilion Lika, Ansi Nika dhe Marvin Turtulli.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga