
Trajneri i Laçit Besnik Prenga pranoi pas humbjes së dytë radhazi në 2019 me Skënderbeun se ekipi ishte i pamotivuar dhe me mungesa të shumta. Ai tregoi për "Supersport" pas humbjes 0-2 me bardhekuqtë se fakti që janë shkarkuar dy trajnerë te Laçi, problemi qëndron te zgjedhje e lojtarëve në merkato.
"Që në fillim e dimë që kemi probleme me sulmin. Priten, priten deri ën fund. Kishim gjatë gjithë kohës probleme me sulmin. Gjej rastin të përgëzoj Skënderbeun për fitoren e marrë. Ata treguan se si luftohet me ngjyrat e klubit. Gabuam në mesfushë, aty mendova të bënim baraspeshë, por jemi dobët në krahasim me ekipet e tjera.
Nqs ndërrohet trajneri 4-5 ndeshje, do të thotë se kemi gabuar në zgjedhjet e lojtarëve. Mendojmë se kemi bëri diçka,por s'kemi bërë asgjë. Ishim pa gjak. Skënderbeu tregoi se meritoi i fitoi tëgjitha duelet. Ndikuan dhe kushtet. Ne ishim të përgjumur. Prandaj të kthehemi te stërvitja e fortë. Tifozët presin rezultatet pozitive. Jam i shqetësuar me këto dy ndeshje .
10-15 minuta e para filluam mirë. E nisim mirë disi, më mirë se Skënderbeu. Por, po nuk dhe maksimumin nuk merr asgjë.
Ecuria e ekipit ka qenë e tillë. Ndodhi me trajnerët e kaluar, e nisnin mirë me rezultate, pastaj ngecnin. Duhet të kemi gabuar në seleksionim.
Blerjet që bëmë dolën sikur i morëm sa për të thënë. Me lojtarët me ngjyrë është problem. Sa të marrin vizat, dy muaj pa stërvitje. Kemi ekip me 11-12 lojtarë jo me 20 sepse kemi dëmtime.
Që ndeshjen e parë në Europë, nuk jam trajner që bëj shumë zëvendësime. Jam pak kurrnac. Kam pasur probleme me sulmin. S'kemi lojtarë sulmi. 4-4-2 jemi të vetmit që luajmë. Kam qenë i detyruar. Berisha ka qenë 10 dite pa stërvitje. Mendova t'u japë minuta sulmuesve sepse do të na duhen pas dy-tre javësh. Tek unë është shumë e vështirë të marrësh minuta. Nuk lëviz nga zgjedhjet e mia", përfundoi tekniku i Laçit.