
Laçi është një nga ekipet shqiptare që mund të nderojë vendin tonë në Kupat e Europës. Kurbinasit kanë arritur të barazojnë në transfertë 0-0 në ndeshjen e parë kundër Petrocub.
Bardhezinjtë e drejtuar nga trajneri Shpëtim Duro do të luajnë ndeshjen e kthimit në datën 28 korrik. Tekniku i kurbinasve ka dhënë një prononcim për Report Tv ku ka treguar punën e deritanishme të skuadrës së vet. Në fjalën e tij, Duro ka thënë:
“Patjetër që kemi bërë gjysmën e punës, por është ndeshja e kthimit dhe do jashtëzakonisht vigjilencë, përgatitje, për ta kaluar me sukses. Jemi normalisht favorit, por do jetë një ndeshje jo e lehtë për t’u interpretuar.
Grupet e Conference League - Nuk mund të shkojmë aq larg. Unë sinqerisht them jam i përqëndruar te ndeshja e ditës së enjte që të përsërisim suksesin e vitit të kaluar, që do ishte një sukses i jashtëzakonshëm i Laçit. Nëqoftëse do kalojmë atëherë do mendojmë për kundërshtarin e rradhës.
Partizani dhe Tirana - Partizani dhe Tirana kam mendimin se kishin kundërshtar të kalueshëm, por duhet interpretim i dy ndeshjeve për të kaluar. Duhet të shrytëzosh edhe mundësitë e ndeshjes së parë. Ishin dy eliminime që nuk e prisja. Ndërsa barazimi i Vllaznisë me Kraiovës iu përshtat nivelit të