
Laçi ka siguruar shërbimet e 4 lojtarëve të rinj. Nga mbrojtja në sulm, kurbinasit kanë “siguruar” të ardhmen.
Sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se lojtarët që do të mbajnë veshur fanelën e bardhezinjve janë 2 mesfushorë qendre, një mbrojtës dhe një sulmues.
Arlind Kurti, Alvi Mezani, Stiven bibo dhe Arbër Mehmetllari janë futbollistët që do të kërkojnë të jenë protagonist me Laçin në Abissnet Superiore.
Kurti dhe Mezani vijnë nga skuadra e Apolonisë, paraqitjet e të cilëve kanë bindur drejtuesit e kurbinasve për t’i transferuar në Laç. Nga ana tjetër Bibo vjen nga Spanja, ku ka luajtur me Gimnastik Manresa, ndërsa ka dalë nga akademia e Internacional Tirana.
Sulmuesi Mehmetllari është emër i njohur në Superiore, pasi në të kaluarën ka luajtur për llogari të Luftëtarit, Bylisit dhe Dinamos.