
Do të nisë ditën e sotme java e 6-të të Abissnet Superiore. Në orën 13:45 do të luhet dy takimet e sotme me Teutën kampione që sfidon Egnatian në transfertë si dhe Laçin që përballet me Kastriotin në Kamzë.
Kampionët në fuqi pas humbjes nga Tirana kërkojnë të rikthehen te fitorja e përballë do të kenë surprizën e kampionatit, Egnatian. Ndeshja do të luhet në stadiumin "Arena Egnatia" dhe të dyja ekipet kërkojnë që të mos dalin pa pikë.
Në Kamzë, Kastrioti vendas do të presë Laçin. Kurbinasit vijnë në këtë ndeshje me trajnerin e ri, Sero Noka dhe do të kërkojnë të marrin fitoren e parë për këtë sezon. Nga ana tjetër, Kastrioti vjen në një moment të mirë pasi një javë më parë mposhtën Skënderbeun dhe dëshirojnë të bëjnë të njëjtën gjë edhe me Laçin.
Java e 6-të e Abissnet Superiore:
Kastriori-Laçi Ora 13:45
Egnatia-Teuta Ora 13:45