
Laçi do të udhëtojë në Tiranë për të sfiduar Erzenin, sfidë që do të luhet në “Arenën e Demave” duke nisur që nga ora 17:00. Një duel mjaft i rëndësishëm për kurbinasit që do të kërkojnë vetëm fitoren.
Humbja me Kukësin ka “trazuar” ujërat te bardhezinjtë, ku ndaj shijakasve janë të dënuar vetmë për 3 pikët, pasi në të kundërt do të rrezikojnë të dalin nga zona “Final – Four”. Mirel Josa ka mbyllur përgatitjet për këtë përballje dhe në fushë do të hedhë më të mirët.
Kujtojmë se në fazën e parë të kampionatit, përballja mes Laçit dhe Erzenit ka përfunduar në një barazim spektakolar 3-3. Menjëherë pas kësaj pike u shkarkua Stavri Nica. Këtë herë gjërat janë ndryshe dhe te Laçi janë optimist për fitoren.