
Dy ndeshjet e fundit me Partizanin, Laçi ka arritur të marrë dy fitore dhe të dielën do të kërkojë edhe të tretën. Pas disa javëve në amulli kurbinasit morën një fitore të madhe në Durrës përballë Teutës.
Me Stavri Nicën në stol lojtarëve iu është kthyer besimi për pjesën e mbetur të kampionatit. Tashmë dolën nga zona e ftohtë dhe synojnë ngjitjen më lartë, pse jo dhe Evropën.
Gjatë javës grupi ka qenë i plotë në stërvitje dhe nuk ka pasur shqetësime fizike nga askush. Ndaj Partizanit do të jetë më e vështirë se ndaj durrsakëve, por bardhezinjtë do të kenë dhe mbështetjen e tifozëve të tyre në shtëpi.
Poll