Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Laçi hap portat ndaj Partizanit, Guerrils: Festa ka filluar tashmë!

Shkruar nga NEWSPORT

Festa ka filluar tashmë!

Ky është slogani me të cilin po prezantohet tifo-grupi i klubit të Partizanit, "Ultras Guerrils" i cili në prag të duelit të kësaj fundjave kundër Laçit ka marrë një lajm mjaft të mirë nga klubi kurbinas.

Përmes një statusi në rrjetin social "Facebook" grupimi ka njoftuar se kurbinasit i kanë vënë në dispozicion të gjithë pjesën prapa porte tifozerisë së kuqe, çka do të thotë se drejt Laçit do të ketë një dyndje të tifozerisë së Partizanit.

"Me kënaqësi ju njoftojmë se i gjithë sektori mbrapa porte është vënë ne dispozicion te tifozerisë sonë nga klubi i Laçit . Ndaj ka vend dhe bileta për të gjithë !
Mos mungoni ! Nesër publikojmë edhe detajet e organizimit dhe nisjes së autobusëve !

Festa ka filluar tashmë ! 
Forca Partizan !"-
thuhet në statusin e grupimit.





Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga