Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

LAÇI gjen zëvendësin e Shehut, një ukrainas për Shpëtim Duron

Shkruar nga NEWSPORT
LAÇI gjen zëvendësin e Shehut, një ukrainas për

Laçi barazoi 0-0 me Petrocub në transfertën e Conference League në Moldavi, teksa të enjte në 20:00 luan ndeshjen e kthimit në “Elbasan Arena”. Përpara këtij dueli, te kurbinasit kanë nisur lëvizjet për të përforcuar grupin.

Në stërvitje ka dalë 23 vjeçari ukrainas, Mykyta Peterman. Mesfushori është tipik “6-ç”, teksa mund të luajë edhe në qendër të mbrojtjes. Përpara agresionit rus në Ukrainë, Peterman ishte pjesë e Mariupol, duke luajtur 31 ndeshje në elitën e vendit.

Prej 2019 mesfushori ka qenë pjesë e këtij ekipi, duke fituar vendin e titullarit. Muajt e fundi tai u detyrua të luante me Sosnoviec në ligën e dytë polake, për shkak të luftës në vendin e tij.

Ende nuk ka firmë në kontratë, me lojtarin që ka pranuar të dalë në stërvitje për të parë formën sportive dhe më pas për marrëveshjen. Duket se Duro e ka pikasur tanimë një zëvendësues të Shehut dhe Deliut.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga