
Laçi mori një fitore shumë të vyer përballë Vllaznisë ku e mposhti me përmbysje me rezultatin 2-1 Kurbinasit marrin 3 pikë dhe e ngjisin në vendin e dytë. Pas ndeshjes, trajneri i Laçit, Skerdi Bejzade, foli për MCN TV.
Nuk shohim tabelën, por futemi në çdo ndeshje për të fituar. Djemtë treguan karakter pasi pësuam gol që në fillim. Krijuam shumë raste dhe arritëm të barazonim në fundin e pjesës së parë. Kjo na rriti edhe moralin për të kërkuar fitoren në pjesën e dytë.
Sa i përket golit, ishte shumë i bukur. Tresën dhe Dajkon nuk i aktivizova kundër Teutës dhe i ruajtëm për këtë ndeshje. Tresa e justifikoi veten, është lojtar me të ardhme. Duke punuar fort do të arrij lart pasi mundësitë i ka.
Vllaznia është ekip i fortë dhe na e kishte bërë të vështirë duke ndërruar sistemin e lojës, dhe nuk e prisja. Ndeshja mund të dilte edhe barazim apo të humbnim por ne e merituam fitoren.
Shpirti i garës bëri diferencën. I kisha porositur lojtarët që nëse nuk japin 100% nuk do të fitojnë dot. Kam luajtur edhe me Vllazninë ku ishim 4-5 lojtarë që luftonin fortë ndërsa të tjerët...
Arbitrimi? Gjatë lojës nuk kam protestuar. Arbitrimi ishte i mirë në përgjithësi. Në ndeshjen e parë kontestova, por në vazhdim i mirë apo i keq nuk do të merrem me arbitrin.