
Milot Rashica mund të përfundojë te Napoli. Sipas së përditshmes italiane "Tuttosport", talenti i Vitesses mund të transferohet në Itali. Jose Callejon mund të largohet në verë nga Napoli dhe Rashica shihet si zëvendësuesi i tij ideal.
"Tuttosport" shkruan se skuadra italiane është e gatshme të paguajë 8 milionë euro për të. Zhvillime të reja priten në vazhdim për Rashicën, nëse do të largohet nga Vitesse për Napolin, apo do të qëndrojë të vijojë aventurën futbollistike në Hollandë.
Kujtojmë që 20-vjeçari ishte pjesë e kuqezinjve të De Biasit, por më pas zgjodhi t'i bashkohej Kosovës së Albert Bunjakut.
Poll