
Kristi Qarri u dëmtua në sfidën që Vllaznia zhvilloi me Teutën në kuadër të javës së 5-të të Superiores. Portieri la fushën e lojës në minutën e 85-të, teksa pas një goditje standarte të durrsakëve doli për të grushtuar topin dhe gjatë rënies është dëmtuar.
Është dashur ndihma e barrelës për të nxjerrë talentin e shkodranëve jashtë fushave, i cili nuk mundi të fshihte lotët. Nga kjo kuptohet se dëmtimi i tij është serioz dhe pas ekzaminimeve të para në spitalin Rajonal në Shkodër është konstatuar se ka një dëmtim në kockën e bërrylit dhe një dëmtim të muskulit.
Në këto kushte në rastin më të mirë të tij ai do të mungojë 1 muaj, ndërsa në varësi se si ecen rikuperimi mund të zgjasë deri në 2-3 muaj. Kjo shkakton “dhimbje koke” te stafi i shkodranëve, të cilët minimumi për 1 muaj nuk do të llogarisi shërbimet e Qarrit.
Gjithsesi për një panoramë më të mirë të dëmtimit, Qarri do të bëjë ekzaminimet më të specializuara në Tiranë dhe më pas do të mësohet edhe shkalla e dëmtimit dhe koha e rikuperimit.