Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Ky ekip është e ardhmja e Gjirokastrës”, Novi flet para ndeshjes me Tiranën: Po shikojmë ku mund t’i “godasim”, luajmë për një pikë

Shkruar nga NEWSPORT
“Ky ekip është e ardhmja e Gjirokastrës”, Novi flet

Luftëtari do të ketë një ndeshje të rëndësishme ditën e nesërme ndaj Tiranës në shtëpi. Pas humbjes përballë Kukësit, bluzinjtë do të ketë një tjetër takim të vështirë. Në konferencën për shtyp trajneri Neritan Novi vlerësoi maksimalisht kundërshtarin, ndërsa zbuloi se ekipi I tij do të luajë për një pikë ndaj Tiranës. Gjithashtu trajneri gjirokastritë foli edhe për mundësinë e anullimit të këtij takimi duke parë që bardheblutë iu nënështruan testet për Covid-19, por që të gjithë rezultuan negative.

“Do të luajmë një nga ndeshje më të vështira dhe të rëndësishme. Tirana është një nga ekipet më të mira në Shqipëri. Po shikojmë ku mund ta godasim Tiranën, por ne do të luajmë për një pike dhe futboll të pastër.

E kam thënë që ekipi është me një moshë të re dhe po stërviten çdo ditë dhe kjo do të jetë e ardhmja e Gjirokastrës”.

Ndeshja në rrezik? “Deri në këto momente nuk kanë dhënë asnjë njoftim dhe për mendimim tim nuk ka pse mund të mos luhet kjo ndeshje”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga