
''Air Albania'' mirëpret nesër derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, me fillim nga ora 18.00. Të kuqtë kryesojnë renditjen me 10 pikë, ndërsa abrdheblutë renditen në vendin e shtatë. Në një lidhje me Skype në Pressing ishte trajneri i mirënjohur, Shpëtim Duro (ish trajner i Partizanit).
''Nuk është derbi siç jemi mësuar ta shikojmë. Mbaj mend debit kur tifozët e dy ekipeve niseshin nga katër këndet e qyetit për ta mbushur plot e për plot stadiumin. Derbi është një nga më të rëndësishmit në futbollin shqiptar. Është një ndeshje e parë për të dy këto skuadra. Do ketë rëndësinë e vet për ecurinë e vazhdueshmërinë.
Të jem realist, kur kam qënë në krye të Partizanit, ti e di humbja në derbi ka situata të rrezikshme, mendoja që mos ta humbisja derbin. Të dy ekipet mendojnë që mos ta humbin derbin. Më pas, se si do shkojë e tregon fusha e lojës.
Në ndeshjet e rëndësishme ka rol trajneri dhe zhvillimi i lojës. E rëndësishme është përgatitja e takimit. Partizani duket më mirë, ka skuadrën më të plot. Në ndryshim nga Tirana, e cila e ka filluar sezonin me ndërrime trajnerësh dhe me dëmtime. Ne jemi mësuar që këto element nuk merreren parasysh. E mbaj mend atë derbin 2-1 e më pas ai 5-1 bëri që Tirana të ecte shumë.
Sido që të dali, janë ndeshjet e para. Një humbje e Tiranës do e ndërlikojë shumë situatën për vazhdimësinë. Partizani është në situatë më komode.'' - Tha Duro.