
Tifozet bukuroshe të kombëtares ditën e sotme, do të jenë pikërisht Einxhel Shkira dhe Irida Oxa. Të dyja do të jenë sonte në stadiumin e Lyonit, për të ndjekur ndeshjen e shpresës mes Rumanisë dhe Shqipërisë. Bukuroshet nga Shqipëria thyen rekorde, duke qenë në vëmendje të medias për ditë me radhë pas ndeshjes me Francën. Enxhel Shkira është prezantuese në një emision në Shqipëri, kurse Irid Oxa, e rritur në Itali është modele. Bukuroshet shqiptare do të mundohen të thyejnë rekordin e tyre, të vendosur para katër ditësh, ku gjithë mediat europiane dolën me tituj të ndryshëm për shqiptaret. Nuk munguan as aludimet që mund të ishin të dashurat e lojtarëve të përfaqësues tonë, por këto mbeten thjesht në kuadrin e aludimeve. Kuqezinjtë tanë, sonte do të kenë një motiv më shumë për të fituar, mbështetjen e dy bukurosheve shqiptare që edhe njëherë do të tentojnë të thyejnë vëmendjen e medias, por edhe gjithë tifozerisë europiane. Duhet të presim sfidën për të parë, se si do të performojnë dy femrat shqiptare sot.
[gallery columns="1" size="full" ids="6518"]