Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Kuqezinjtë përgatiten për Kampionët e Botës, sa shumë dilema në kokën e Edi Rejës (FORMACIONI I MUNDSHEM)

Shkruar nga NEWSPORT
Kuqezinjtë përgatiten për Kampionët e Botës, sa

Kanë mbetur më shumë se 24 orë nga takimi kualifikues i Euro 2020 mes Francës dhe Shqipërisë, por tensioni te kuqezinjtë sa vjen dhe shtohet.

Përballja me një kundërshtarë si Kampionët e Botës e bën akoma dhe më elektrizuese këtë takim, me teknikun Edi Reja që ka detyrën e vështirë për të motivuar lojtarët që ka në dispozicion.

Por ky nuk është halli i vetëm për italianin. Formacioni e ka bërë me dhimbje koke teknikun 73 vjeçar, i cili ndaj Francës nuk besohet se do të ndryshojë shumë.

Një skemë 3-5-2 pritet të hidhet në "Stade de France", ku Strakosha do të rikthehet në mes të katërkëndëshit, duke fituar balotazhin me Berishën. Në mbrojtjen me tre pritet të rreshtohen, Djimsiti, Ismajli dhe Mavraj.

Mesfusha do të jetë e mbipopulluar me Hysaj e Lenjanin që do të mbulojnë krahët e Gjasula, Xhaka dhe Abrashit. Reparti i sulmit është plot mister. Tre futbollistë "luftojnë" për një fanellë titullari, me Manaj, Balaj dhe Çikalleshi që kërkojnë të vendosen në majën e sulmit.

Ndërkohë, Myrto Uzuni duket se e ka vendin e sigurtë pas krahëve të sulmuesit kryesorë. Takimi mes Francës dhe Shqipërisë është e vlefshme për grupin E kualifikues të Euro 2020, duel që do të luhet nesër duke nisur nga ora 20:45.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga