Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Kuptova se kush ishin miqtë e vërtetë”, Ronaldo flet për kohën tek Manchester United: Kalova një moment të vështirë, por jeta vazhdon

Shkruar nga NEWSPORT
“Kuptova se kush ishin miqtë e vërtetë”, Ronaldo flet

Cristiano Ronaldo është rikthyer të flasë për periudhën që ai kaloi së fundmi tek Manchester United. Ylli portugez hasi në shumë polemika derisa iku nga klubi anglez në mekaton e dimrit, që pas intervistës me Pierce Morgan. Për Ronaldon ajo ishte një periudhë e vështirë e cila kaloi dhe ndihet i lumtur në Arabi me skuadrën e Al Nassr.

"Manchester United? Kur je në majë të malit, shpesh nuk e sheh se çfarë ke poshtë. Kalova një periudhë të keqe në karrierën time, nuk e kam problem ta pranoj këtë. Por jeta vazhdon. E kuptova se kush janë miqtë e vërtetë në këtë situatë të vështirë”, ka thënë portugezi. Ronaldo është grumbulluar nga trajneri i kombëtares së Portugalisë për sfidat eleminatore të europianit 2024.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga