
Kukësi do të luajë ditën e nesërme sfidën e parë çerekfinale ndaj Apolonisë në "Loni Papuçiu". Verilindorët pas fitores në kampionat përballë Partizanit tashmë synojnë edhe kualifikimin për në Kupë që është një tjetër objektiv I skuadrës. Në kanalin zyrtar të klubit ka folur zv.trajneri, Rrahman Hallaçi duke treguar se gjendja e skuadrës është e mirë dhe Kupa është objektivi I dytë I Kukësit këtë sezon.
"Gjendja fizike është e mirë dhe mendoj se duhet të vazhdojmë me këtë ritëm qoftë në stërvitje, qoftë në regjimin e lojtarëve. Kemi bërë një minifazë e mendoj se gjendja fizike do të jetë e mirë deri në fund të kampionatit pasi po qendrojmë me gjithë stafin teknik e mjekësor e deri tani nuk kemi pasur probleme.
Kemi ndeshjen e Kupës, kemi objektiv kuptohet. Kupa është objektivi I dytë I joni, pasi I pari është kampionati. Është një distancë e shkurtër me Tiranën kuptohet, por ne do të provojmë deri në ndeshjen e fundit. Kemi objektivi Kupën dhe nesër luajmë ndaj Apolonisë që është një skuadër që duhet vlerësuar pasi e ka treguar historia që skuadrat që vijnë nga një Kategori më poshtë tregojnë vlerat e tyre.
Ne do të bëjmë maksimumin që në ndeshjen e parë për të siguaruar kualifikimin që në ndeshjen e parë dhe do t'I jepet mundësia disa lojtarëve që nuk kanë luajtur shumë. Kemi objektivat tona si në Kupë, por edhe kampionat e do të bëjmë maksimumin deri në fund", u shpreh Hallaçi.