
Kukësi ditën e nesërme do të duelojë me Egnatian në finalen e Kupës së Shqëipërisë, takim që do të startojë në orën 19:00 në “Air Albania”. Një duel mjaft i rëndësishëm dhe delikat mes dy skuadrave që kërkojnë të bëjnë të tyren këtë trofe.
Verilindorët ia kanë dalë që të fitojnë 2 herë Kupën e Shqipërisë, teksa ditën e nesërme kërkojnë trofeun për herë të 3-të. Skuadra e Bledar Devollit e rënë tashmë në Kategorinë e Parë shikon si shpëtim këtë trofe.
Egnatia duket favorite për shkak të sezonti që ka zhvilluar, por nuk do të jetë aspak e lehtë për ta. Përballë do të kenë një Kukës mjaft të motivuar, ndërsa në duelin e fundit të sezont me Laçin ka gjetur “asin” nën mëngë për finalen e Kupës.
Atdhe Rashiti rikthehet të luajë me Kukësin pas 3 muajsh mungesë. Sulmuesi padiksutim do të jetë vlerë e shtuar për skuadrën verilindorë dhe Devolli do të ketë më shumë alternativa zgjedhjeje. Rashiti hyri në fushë e lojës në minutën e 63-të, ku luajti për disa minuta. Në finalen e Kupës pritet të jetë sërish në fushën e lojës, ndërsa do të synojë të gjejë golin për t’i dhuruar skuadrësn trofeun.
