Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

“Kur futbolli luhet me 2 portierë”, Oltijon Kërnaja “sakaton” Hamitin: S’ke kap normat këtë vit, nuk ke gjendje fizike të vraposh

Shkruar nga NEWSPORT
“Kur futbolli luhet me 2 portierë”, Oltijon Kërnaja
Oltijon Kernaja dhe rasti i prekjes se topit me dore nga Emiliano Musta

Eliminimi nga Elbasani në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë padiskutim që dhemb te Partizani. Të kuqtë u mposhtën me përmbysje mes polemikash nga verdheblutë, me këto të fundit që fituan pas kohës shtesë me rezultat të përgjithshëm 3-2.

Por kjo sfidë nuk ka kaluar pa polemika dhe raste të dyshimta. Te Partizani nuk iu del e keqja, teksa protagonistët kryesorë kanë reaguar kundër Eldorian Hamitit, madje klubi e shpalli menjëherë pas sfidës “non grata”.

Por nuk ndalet as Oltijon Kërnaja. Ky i fundit përveç reagimit për penalltinë inekzistente që u dha kundër ekipit të tij, ka reaguar në rrjetet social edhe për 11 metërshin e mohuar ndaj “Demave”. Bëhet fjalë për një rast të Emiliano Mustës që prej topin me sorë në zonë dhe kjo nuk është parë nga Hamiti dhe kolegët e tij.

Dhe pikërisht për këtë Kërnaja ka “sakatuar” Hamitin, ndërsa shkruan: “Kur futbolli luhet me 2 portierë. Jo – VAR, jo arbitër anësorë, jo arbitër i 4-të, se ai i fushës nuk ka gjendje fizike (i drejtohet Hamitit) ta shikoj se nuk ka kapur normat këtë vit”.

“Kur futbolli luhet me 2 portierë”, Oltijon Kërnaja
 

 

Poll

Lexo gjithashtu