Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Kupa e Shqipërisë/ Vllaznia mposht Flamurtarin me “poker”, Teuta “likuidon” Skënderbeun (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
Kupa e Shqipërisë/ Vllaznia mposht Flamurtarin me “poker”,

Janë mbyllur dy ndeshjet e fundit të vlefshme për fazën e 1/8-ve të Kupës së Shqipërisë. Vllaznia dhe Teuta janë dy skuadrat që shkojnë në çerekfinale. Vllaznia mposhti në “Loro Boriçi” Flamurtarin me rezultatin e thellë 4-0. Golat për shkodranët u shënuan nga Balaj, Mala, Alivoda dhe Boshnjaku. Në krahun tjetër Teuta triumfoi në “Niko Dovana” përballë Skënderbeut me rezultatin 2-0. Golat për durrsakët u shënuan nga Daci dhe Arifi.

Rezultatet dhe golashënuesit:

TEUTA 2-0 SKËNDERBEU (Daci 49', Arifi 56')

TEUTA: Vata, Kruja, Gjini, Jazxhi, Kotobelli, Arifi, Lloci, Peposhi, Çyrbja, Daci, Faust. Trajner: Edi Martini

SKËNDERBEU: Alia, Rabiu, Prençi, Dumfour, Shaqe, Pecani, Gërço, Liço, Rashica, Nikaj, Franklin. Trajner: Ivan Gvozdenovic

56' Ergis Arifi shënon të dytin për Teutën. (VIDEO)

49' Kejdi Daci kalon Teutën në avantazh. (VIDEO)

41' Largohet sulmuesi Nikaj, vendin e tij e zë portieri i dytë Herdis Alliu.

40' Marco Alia ndëshkohet me karton të kuq dhe tërbon trajnerin, Skënderbeu mbetet me 10 lojtarë. (VIDEO)

27' Prençi pranë golit, por pozicioni i tij është i parregullt. (VIDEO)

9' Teuta pranë golit, Alia ia mohon. (VIDEO)

VLLAZNIA 4-0 FLAMURTARI (Balaj  P 28', Mala 30', Alivoda 41', Boshnjaku 77')

VLLAZNIA: Qarri, Smajli, Stojanovic, Juric, Hakaj, Krymi, Boshnjaku, Alivoda, Mala, Gruda, Balaj. Trajner: Qatip Osmani.

FLAMURTARI: Kaloshi, Hasa, Deliaj, Pjeshka, Podrimcaku, Sidibe, Dalanaj, Vucaj, Diamanti, La Torre, Antoni. Trajner: Dritan Resuli

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga