Kupa e Botës ditën e sotme vjen me 4 sfida mjaft interesante, ndërsa sërish në fushën e blertë do të zbresin yjet e futbollit. Nga ora 11:00 deri në 20:00 të gjithë sfidat janë interesante ndërsa priten të dhurojnë emocione të forta.
Siparin e kësaj dite do ta ngre përballja mes Tunizisë dhe Australisë që ndodhen në grupin D, me sfiën që luhet në orën 11:00. Tunizia në sfidën e parë u ndal në barazim me Danimarkën, ndërsa Australia u mposht nga Franca. Në përballjen e raudit të dytë të dy ekipet do të kërkojnë fitoren për të mbajtur gjallë “shpresat” e kualifikimit.
Ora 14:00 ka rezervuar një tjetër përballjë shumë interesante, ku Polonia e Robert Lewandowskit do të sfidojë Arabinë Saudite, me këtë të fundit që mposhtën Argjentinën. Kombëtraja polake do të kërkojë fitoren pas barazimit me Meksikën në grupin C.
Kylian Mbappe dhe Olivier Giroud kërkojnë të dhurojnë “show” sërish në Kupën e Botës, teksa përballë gjejnë Danimarkën e Christian Eriksen, takim që do të luhet në orën 17:00. “Gjelat” synojnë një tjetërë 3 pikësh, ndërsa danezët do të bëjnë maksimumin për fitoren, pasi ëhstë e vetmja mënyrë për të shpresuar deri në fund.
Gjithçka do të mbyllet me Argjentinën dhe Meksikën, ora 20:00. Lionel Messi me shokë do të kërkojë të hedhë prapa krahëve atë humbje shokuese me Arabinë, ndërsa të vetmen zgjidhje kanë 3 pikët për të synuar kalimin e grupeve. Meksika nga ana tjetër pas pbarazimit në sfidën e parë, tenton të “shkelmojë” argjentinasit.