Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Australia tërhiqet nga gara, Kupa e Botës 2034 drejt Arabisë Saudite

Shkruar nga NEWSPORT
Australia tërhiqet nga gara, Kupa e Botës 2034 drejt Arabisë

Arabia Saudite me shumë gjasa do të jetë organizatorja e Kupës së Botës në vitin 2034. Kjo e gjitha pasi Australia është tërhequr nga gara për të pritur këtë kompeticion.

Në fillim të këtij muaji, Australia paraqiti në FIFA një letër ku njoftonte tërheqjen e saj. Ndërkohë tashmë ka ardhur edhe vendimi për këtë kërkesë dhe tashmë Arabia Saudite është e vetmja që ka mendur në garë për të pritur këtë turne.

“Ne kemi shqyrtuar mundësinë për të ofruar për të pritur Kupën e Botës, por duke marrë parasysh të gjithë faktorët kemi arritur në përfundimin që të mos e bëjmë këtë për kompeticionin e vitit 2034. Në vend të kësaj, ne besojmë se jemi në një pozita të mira për të pritur kompeticionin më të vjetër ndërkombëtar të femrave në botë, Kupën Aziatike të Femrave AFC 2026 dhe më pas mirëpresim skuadrat më të mëdha në futbollin botëror për Kupën e Botës FIFA 2029 për klube”, deklaroi “Football Australia”

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga