Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Kukësi-Vllaznia, nga "derbi" i veriut në sfidën e ish-ëve

Shkruar nga NEWSPORT
Kukësi-Vllaznia, nga "derbi" i veriut në sfidën e

Në stadiumin "Zeqir Ymeri" të qytetit të Kukësit sot do vihen përballë Kukësi dhe Vllaznia. Një ndeshje që vitet e fundit është cilësuar edhe si "derbi" i veriut në Superligë. Kjo ndeshje paraqet situata të kundërta në dy kampet. Kukësi që vjen pas disa rezultateve pozitive dhe Vllaznia që nga ana e saj është zhytur në një krizë totale.

Kjo sfidë na sjell edhe një betejë ish-ësh. Te Vllaznia sot drejton Ernest Gjoka. Trajneri që shpalli kampionë kuksianët sezonin e kalur dhe që e njeh shumë mirë ambjentin te verilindorët. Gjithashtu pjesë e kuqebluve është edhe Hasani, një nga elementët kyç të Kukësit në vitet e kaluara.

Por as Kukësi nuk ngel pas kur vjen puna te "ish-ët". Shtubina, Bakaj, Guri dhe Hallaçi në të shkuarën kanë qenë pjesë ë shkodranëve ku kanë dhënë jo pak kontribut për atë ekip.

Një ndeshje për të mos u humbur sot. Një përballje idesh të "vjetra" dhe të "reja". Një sfidë që mund të përcaktojë shumë në ecurinë e dy ekipeve në këtë kampionat.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga