
Kukësi ka nisur nga puna me përgatitjet për takimin që kampionët do zhvillojnë të premten ndaj Vllaznisë në kuadër të javës së 17-të të kampionatit. Sot, në orën 10:00, skuadra verilindore ka zbritur në fushën e blertë duke zhvilluar seancën e parë stërvitore për takimin e ditës së premte.
Stërvitja është zhvilluar në "Kompleksi Internacional", në Pezë ku ekipi nën drejtimin e stafit teknik dhe trajnerit Peter Pacult ka marrë këshillat e para për ndeshjen që kampionët do zhvillojnë ndaj shkodranëve.
Poll