Ardit Hila është objektiv i Partizanit në këtë merkato. Elbasanasi ka qenë pjesë e Demave edhe dy sezone më parë, kur të kuqtë u shpallën kampionë të Shqipërisë. Duket se mesfushori me eksperiencë është kontaktuar së fundmi edhe nga Kukësi, me verilindorët që kërkojnë t’i prishin punë Ilir Dajës.
Duket se Hila ka dëshirë për një rikthim te Demat pas dy viteve në Kosovë me Prishtinën dhe Gjilanin. Orët e fundi ka qenë Kukësi që ka kontaktuar lojtarin duke dashur t’i ndërrojë mendjen këtij të fundit. Pritet që 28 vjeçari ta vendosë të ardhmen brenda këtyre ditëve, ndërsa është lojtar i lirë.