Edhe pse sfida mes Egnatias dhe Kukësit ka 2 ditë që ka përfunduar, sërish kjo ndeshje mbetet temë diskutimi. Rasti i diskutueshëm për penallti të pa dhënë në favor të verilidnorëve duket se ka acaruar tej mase klubin e Kukësit.
Drejtuesit nuk kanë ndërmend të ndalet dher sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se një letër i është dërguar FSHF-së. verilindorët kanë shpallur “non-grata” gjyqtarët e sfidës ndaj rrogozhinasve dhe disa delegatë, të cilët kanë qenë të pranishëm në disa nga ndeshjet e tyre.
Klubi madje ka kërcënuar edhe me bojkot nëse nuk merren masa, pasi sipas tyre po bëhet padrejtësi ndaj një skuadre që kërkon thjeshtë të luaj futboll dhe nuk kërkon “lëmoshë” nga askush. Letra i është dërguar Komisionit të Arbitrimit, sekretarit të Përgjithshëm, Ilir Shulkut dhe Presidentit të FSHF-së, Armand Dukës.