
Kukësi ndodhet në Turqi, aty po kryen fazën përgatitore në kuadër të sezonit të ri futbollistik. Skuadra verilindore po merr ngarkesën e duhur në drejtimin e trajnerit Skënder Gega. Ndërsa drejtuesit po punojnë intensivisht për të pasuruar organikën me elementë cilësorë.
Verilindorët do të qëndrojnë në Turqi për dy javë, ku do të kenë mundësi të zhvillojnë edhe 3 ndeshje miqësore. Siç janë zbuluar nga vetë kuksianët, takimi i parë do të jetë kundër Instanbuluspor, ekipin turk që luajnë 3 shqiptarët: Ethemi, Rroca dhe Abazaj.
Të 3 lojtarët kanë qenë pjesë e Kukësit në të shkuarën, ndërsa në 29 korrik do të përballen me të. 5 ditë më vonë është programuar miqësorja e radhës me Tuzlasporin, skuadër në të cilën luan Jurgen Bardhi. Kurse në 9 korrik i jepet fund edhe fazës përgatitore me ndeshjen kundër Ettifaq.