Tashmë është edhe zyrtare. Valdet Rama nuk do të jetë pjesë e Kukësit për sezonin e ri. Lajmi ka ardhur përmes faqes zyrtare të klubit verilindorë, ku thuhet se marrëveshja mes palëve ka përfunduar, me 31 vjeçarin që nuk zgjodhi të rinovojë kontratën për arsye familjare.
“Futboll Klub Kukësi njofton mbylljen e bashkëpunimit me Valdet Ramën.
Marrëveshja mes klubit tonë dhe 31-vjeçarit ka përfunduar, pasi ish-futbollisti i kombëtares nuk ka rinovuar kontratën me nënkampionët për arsye familjare .
Edhe pse klubi ishte i gatshem që t’i plotesonte çdo kërkesë lojtarit, ishte vetë dëshira e vetë futbollistit për t’u larguar nga Shqipëria drejt Gjermanisë.
Mesfushori i linjës së majtë, i ardhur te skuadra jonë gjatë merkatos së dimrit, është aktivizuar në 17 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke fituar dhe trofeun e Kupës së Shqipërisë.
Klubi falenderon Valdet Ramën për kontributin e dhënë me fanelën blu dhe i uron suksese në karrierë!”-thuhet në njoftimin e nënkampionëve.
Rama bëhet kështu lojtari i radhës që i jep lamtumirën Kukësit, ku vlejnë të përmenden emra që janë larguar, si Reginaldo apo Çyrbja.