Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Kukësi në presion për faj të Gjicit, Lushnja për fitore drejt "Zeqir Ymerit"

Shkruar nga NEWSPORT
Kukësi në presion për faj të Gjicit, Lushnja për fitore

Sot, në orën 13:00, Kukësi do të presë në "Zeqir Ymeri" Lushnjen e vendit të fundit për të luajtur ndeshjen e javës së 14-të të kampionatit në Superligë.

Presioni i madh është mbi trajnerin Mladen Milinkoviç, pasi Kukësi ka marrë ultimatumin nga presidenti i klubit, Safet Gjici se ndryshimi duhet të fillojë nga ky takim. Kjo ka bërë që trajneri serb të mos jetë ende i vendosur për titullarët, duke lënë në balotazh Hoxhën me Allën.

Ndërkohë që Lushnja udhëton drejt Kukësit me synime të qarta, përmirësim të rezultateve dhe largim nga fundi i tabelës së klasifikimit.

Pak orë para takimit janë zbuluar formacionet e mundshme të të dyja skuadrave, që janë si më poshtë.

Formacioni i mundshëm:

Kukësi: Koliçi, Idrizi, Shameti, Hoxha (Alla), Rrumbullaku, Ethemi, Imami, Musolli, Alijes, Bakaj, Guri;

Trajner: Mladen Milinkoviç

Lushnja: Spaho, Meto, Premçi, Marku, Ruço, Pepa, Gava, Papa, Mone, Canka, Sefa;

Trajner: Hysen Dedja

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga