
Kukësi është në telashe. Pas protestës së lojtarëve për pagat dhe tre ditëve pa stërvitje, drejtori sportiv Nderim Nexhipi është drejt largimit. Abc bën me dije se ish-mesfushori ka dhënë dorëheqjen prej dy ditësh, ndërsa ende nuk ka një konfirmim nga klubi verilindor.
Edhe më herët drejtori ka paraqitur dorëheqjen, ndërsa në këtë situatë të nderë duket se fundi është pranë. Me mbarimim e Superligës, duket se Kukësi do ketë një "shkrirje" me shumë lojtarë që pritet të largohen. Shumë prej tyre kanë bërë gati dosjet për të kërkuar pagat e padhëna nga klubi në FSHF.
Poll