
Kukësi do luajë sot ndaj Orikut në orën 16:00, sfidë e vlefshme për turin e parë të Kupës së Shqipërisë. Nënkampionët e cilësojnë veten superiore ndaj kunështarit të sotëm duke e quajtur ndeshje provë këtë përballje, para sfidës me Teutën për javën e katërt të kampionatit.
Për ndeshjen e parë të Kupës, trajneri Armando Cungu i ka grumblluar të gjithë me përjashtim të tre lojtarëve. Bëhet fjalë për Donjet Shkodrën, Arturo Rexhinaldon dhe Simon Rrumbullakun.
Shkodra nuk është grumbulluar për shkak se ka patur një problem me federim, të cilin drejtuesit e klubit e kanë zgjidhur por jo për këtë ndeshje, por për përballjen me durrsakët. Në mungesë të tre lojtarëve në fjalë, tekniku Cungu do të duhet të bëjë disa lëvizje për të gjetur fitoren ditën e sotme, objektiv i cili është parësor për verilindorët përballë Orikut.