
Kukësi është vetëm 1 pikë larg sigurimit të mbijetesës, teksa ditën e hënë do të duelojë me Egnatian për 3 pikët e javës së fundit. Përballja mes tyre do të luhet në “Egnatia Arena” duke nisur që nga ora 16:00.
Verilindorët do të kërkojnë ta mbyllin me fitore këtë sezon që ka rezultuar një dështim në Kukës. Djemtë e Rraman Hallaçit do të bëjnë maksimumin për 3 pikët për të qenë më të qetë, por edhe 1 pikë do t’u siguronte mbijetesën. Verilindorët janë 2 pikë më shumë se erzeni në zonën “Play-Out” dhe nëse shijakasit fitojnë ndaj Tiranës dhe barazohen me pikë, sërish Kukësi është i avantazhuar.
Përballjet direkte mes tyre janë në barazim total, ndërsa verilindorët kanë golavarazh më të mirë. Gjithsesi këtë sezon përveç oshilacioneve të mëdha që ka pasur skuadra, lojttarët nuk kanë mundur të shfrytëzojnë as penalltitë e akorduara në favor të tyre.
Nga 7 të dhënë në favor të tyre, vetëm 3 janë shënuar dhe 4 të tjera të humbura. 4 penaltti që i kanë hequr të drejtën e 6 pikëve Kukësit, pasi nëse lojtarët do të ishin të saktë atëherë skuadra do të kishte 6 pikë më shumë në renditje dhe do të ishin në luftë për një vend në Europë. Kjo do të thotë se edhe 11-të metërshat kanë qenë të “mallkuar” për Kukësin e këtij sezoni, i cili në sfidëmn e fundit me rrogozhinasit duhet të shmangë më të keqen.
3 penallti të shënuara dhe 4 të humbura:
Partizani – Kukësi 2-1 (Basa ka shënuar penalltinë)
Kukësi – Erzeni 0-2 (Basa ka humbur penalltinë)
Teuta – Kukësi 1-0 ( Barbosa ka humbur penalltinë)
Erzeni – Kukësi 1-1 (Gjelbrim Taipi ka humbur penalltinë)
Partizani – Kukësi 3-1 (taipi ka shënuar penalltinë)
Bylis – Kukësi 1-1 ( Taipi ka shënuar penalltinë)
Kukësi – Erzeni 0-0 (Taipi ka humbur penalltinë)