Kukësi barazoi përballë Teutës. Në ndeshjen e vlefshme për javën e 6-të të Superiores, verilindorët barazuan 0-0.
Pas kësaj sfide, për mikrofonat e MCN TV, foli qendërmbrojtësi i verilindorëve, Franci Lala.
“Me ardhjen e profesor Stavrit kemi qenë shumë mirë taktikisht. Nuk kemi pësuar as gol. Të flas nga ana personale nuk jam shumë i kënaqur nga barazimi, pasi hyjmë në çdo ndeshje për të fituar. Edhe pse nuk e kemi nisur mirë kampionatin, por sot kishim rastet tona. Madje dyshoi për një moment në fund, atë të Rashitit. Ekipi është me djem të ri. Gjithësecili jep maksimumin e tij në stërvitje dhe në ndeshje. Secili ka synimet e veta”, tha futbollisti i Kukësit.
Poll