Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Kukësi e ka gati trajnerin e ri, zyrtarizohet pas Kupave të Europës

Shkruar nga NEWSPORT

Eshtë çështje ditësh emërimi zyrtar i trajnerit të ri të Kukësit. Gjithçka do të bëhet, pasi ky ekip të mbyllë aventurën në Kupat e Europës. Në stolin e tij do të ulet Mirel Josa, ish-trajneri i Skënderbeut për 4 vitet e fundit. Nga burime  të besueshme pranë newsport.al mësohet se presidenti Safet Gjici dhe trajneri kryeqytetas kanë rënë dakord për marrëveshjen, por pritet që Kukësi të mbyllë më parë aventurën europiane. Të enjten kuksianët luajnë ndeshjen e kthimit me Rudarin në Mal të zi dhe, nëse eliminohen, vendin e Hasan Likës do ta zërë menjëherë Mirel Josa.

Kujtojmë që Kukësi e mbylli sezonin e fundit, ku fitoi edhe Kupën e Shqipërisë, me lodian Duron në stol, por më pas elbasanasi nuk gjeti akordin me presidentin Gjici për të vazhduar punën, kështu që drejtimin e mori Hasan Lika.

Traineri i Skenderbeut Mirel Josa, duke folur per gazetaret pas ndeshjes se futbollit, Skenderbeu-Neftci i Azerbajxhanit, 1-0, e vlefshme per turin paraeleminator te Champions League, e luajtur ne stadiumin Skenderbeu ne Korce.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga