
Kukësi po bën të pamundurën për të shitur sulmuesin e tij Reginaldon Faiten. Nënkampionët e Shqipërisë kanë pranuar të pëgjysmojnë çmimin e shitje së mozambikasit duke zbritur shifrën nga 200 mijë € në 100 mijë € për të rritur numrin e "klientëve" që dëshirojnë të blejnë Reginaldon.
Deri më tani ende nuk kanë mbërritur oferta tjera, përveç Partizanit që u refuzua nga presidenti Safet Gjici. Shenjat që lojtari po e humbet vendin e titullarit u panë që gjatë fazës përgatitore në Turqi ku u aktivizua një herë si titullar dhe dy herë nga stoli, ndërsa sulmuesi i ri Vasil Shkurtaj arriti të bindte stafin teknik në miqësoren e fundit të fituar ndaj Shakhtyor Karagandyt duke realizuar gol dhe duke dhuruar një asist. Gjasat janë që Shkurtaj të nisë si titullar që në takimin e Kupës së Shqipërisë me Apoloninë.