Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Kukësi bëhet gati për Korabin, në "Zeqir Ymeri" përgatiten për festë

Shkruar nga NEWSPORT
Kukësi bëhet gati për Korabin, në "Zeqir Ymeri"

Kukësi ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen me Korabin. Ekipi verilindor i ka dhënë fund përgatitjeve me seancën e fundit stërvitore të zhvilluar në orën 11:00, në stadiumin “Zeqir Ymeir”. Siç njoftohet në faqen zyrtare të Kukësit në internet, trajneri Ernest Gjoka ka pasur në dispozion të gjithë lojtarët që ka grumbulluar për takimin e nesërm, që do të zhvillohet, në orën 14:00, në stadiumin “Zeqir Ymeri”.

Trajneri ka aplikuar një seancë tekniko-taktike dhe ka dhënë edhe udhëzimet e fundit para ndeshjes me Korabin. Ditën e nesërme shpresohet të ketë një pjesëmarrje sa më të madhe të tifozerisë në shkallët e stadiumit pa harruar faktin se dyert janë të hapura dhe hyrja është e lirë, pa bileta. Mungesa e vetme do të jetë Nijas Lena, i skualifikuar për shkak të kartonit të kuq të marrë në ndeshjen kundër Flamurtarit. Barazimi i sotëm i Skënderbeut kundër Tiranës është një motiv edhe më i madh për Kukësin që të kërkojë tri pikët kundër Korabit për t'u shkëputur në vendin e parë të renditjes.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga