Kukësi është duke ndryshuar drejtimin e merkatos. Verilindorët që viteve të shkuara kanë afruar lojtarë me peshë dhe paga “faraonike”, së fundmi janë fokusuar te të rinjtë e talentuar të kampionatit shqiptar. Pas kanë zyrtarizuar tre afrimet e para të Tafas, Gavazaj dhe Dragoshit, Kukësi kërkon Alen Sherrin.
Portierit shkodran I ka përfunduar kontrata me Vllazninë dhe për momentin është lojtar I lirë. Verilindorët kanë nisur kontaktet me lojtarin 21 vjeçar, duke tentuar ta bindin për t’iu bashkuar skuadrës së Skënder Gegës. Takimi që do bëhet mes palëve në ditët në vijim, pritet të vendosë shumë.