Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Kualifikueset e Europianit 2027, trajneri Tafaj: Grupi i U19-ës është cilësor dhe mund të bëjmë mirë në këto ndeshje

Shkruar nga NEWSPORT
Kualifikueset e Europianit 2027, trajneri Tafaj: Grupi i U19-ës
Fatjon Tafaj

Kombëtarja U-19 do të nisë përgatitjet për tre ndeshjet e raundit të parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian 2027, ku ndodhet në grup me Luksemburgun, Maltën dhe Norvegjinë.  Trajneri i ri i skuadrës, Fatjon Tafaj, në një prononcim për fshf.org e cilësoi grupin si mjaft cilësor, duke theksuar se pjesa më e madhe e futbollistëve kanë një eksperiencë të rëndësishme ndërkombëtare.

Sipas Tafajt, fakti që kjo skuadër ka qenë pjesë e Kampionatit Europian U17 të zhvilluar në Shqipëri vetëm pak muaj më parë, përbën një avantazh të madh për përballjet e ardhshme.

Lojtarët e grumbulluar për tre ndeshjet e marsit – Është një grup mjaft cilësor. Është një grup i cili, jo më larg se 8 muaj më parë, luajti në kampionatin europian U17 që u organizua në Shqipëri. Kjo është një eksperiencë për këtë ekip që mund të na ndihmojë në këtë kompeticion që kemi. Grupi është i plotë, ka goxha cilësi dhe cilësitë individuale do të mundohemi t’i vëmë në shërbim të grupit dhe mendoj që do të bëjmë mirë për të arritur maksimumin që kemi në këtë kompeticion.

Si i vlerëson kundërshtarët? – Janë tre ekipe, dy nga të cilat, po t’i shikojmë në letër, janë “të lehta”, por nga ana tjetër, koha e ka vërtetuar, sidomos për ekipin e Luksemburgut, që kanë bërë mjaft mirë. Janë një ekip që luajnë goxha mirë futboll, kanë cilësi të mira individuale, po ashtu edhe kolektive. Nga ana tjetër, ne e kemi analizuar si ekip bashkë me stafin dhe do të mundohemi të përdorim strategji të ndryshme për secilin ekip. Malta është një ekip me një stil loje “italian”, trajnerin e kanë italian, janë të disiplinuar mirë taktikisht dhe bëjnë futboll të mirë. Ndërsa Norvegjia është një ekip i fortë, dihet, është një nga ekipet më të mira. Janë një ekip i fortë fizik. Për të treja ndeshjet do të kemi strategji të ndryshme për t’i marrë maksimumin të treja ndeshjeve.

Sa i rëndësishëm është fakti që ndeshjet luhen në “Shtëpinë e Futbollit”? – Është shumë e rëndësishme për lojtarët dhe të gjithë ne bashkë që ndeshjet luhen në “Shtëpinë e Futbollit”, në Shqipëri; është një eksperiencë e mirë për ne dhe futbollistët. Sigurisht që kemi edhe suportin e tifozëve dhe do të mundohemi të japim më të mirën.

Poll

Lexo gjithashtu