Janë mbyllur 7 takime të vlefshme për eleminatoret e Euro 2024. Republika Çeke ka marrë një fitore të rëndësishme përballë Polonisë. Çekët trimufuan në shtëpi me rezultatin 3-1. Të dyja skuadrat bëjnë pjesë në grupin tonë dhe të hënën do të luajmë me kombëtaren polake. Në sfidat e tjera, fqinjët tanë malazezë kanë marrë një fitore minimale në Bullgari me rezultatin 0-1. Belgjika triumfoi në fushën suedeze me rezultatin 0-3. Të tre golat u shënuan nga sulmuesi i Interit Romelu Lukaku. Austria fitoi bindshëm 4-1 përballë Azeirbaxhanit në Vienë. Greqia fitoi dhe ajo bindshëm 0-3 në Gjilbraltar. Moldavia barazoi 1-1 me Ishujt Faroe, ndërsa Serbia fitoi me rezultatin e pastë 2-0 ndaj Lituanisë. Duhet thënë se ndaj serbëve u aktivizua me Lituaninë edhe sulmuesi i Egnatias Paulaskas.
Republika Çeke-Poloni 3-1 (Krejci 1, Cvancara 3', Kuchta 64'/ Szymanski 87')
Formacionet Zyrtare:
Republika Çeke (3-4-3): Pavlenka; Holes; Brabec; Krejci; Coufal; Kral; Soucek; Jurasek; Cvancara; Klozek; Kuchta. Trajner: Jaors Silhavy
Poloni (4-4-1-1): Sczesny; Cash; Bednarek; Kiwior; Frankowski; Szymanski; Linetty; Karbownik; Bielik; Zieliniski; Lewandowski. Trajner: Fernando Santos