Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Kthimi për në Kosovë i rezulton fatal, futbollisti 24 vjeçar humb jetën në një aksident

Shkruar nga NEWSPORT
Kthimi për në Kosovë i rezulton fatal, futbollisti 24
Lojtari me origjinë shqiptare, Shendrit Ameti ka humbur jetën nga një aksident me makinë gjatë rrugës për në Kosovë. Lojtari 24 vjeçar i cili aktivizohej me ekipin e katërt të Munchen1860 ka tronditur rëndë klubin dhe shokët e tij. Sipas njoftimit të klubit ku ai aktivizohej, aksidenti ka ndodhur shumë pranë kufirit mes Kosovës dhe Serbisë. Në makinë kanë qenë dhe dy të afërmit e tij të cilët janë në gjëndje të rëndë e ndërsa automjeti që është përplasur është larguar nga vendngjarja. Postimi i klubit: “TSV 1860 Munchen, është tronditur nga humbja e shokut të ekipit, Shendrit Ameti. Lajmi për vdekjen e tij na ka goditur rëndë të gjithëve në klub. Shendriti ishte një lojtar aktiv në ekipin tonë të divizionit të katërt të futbollit për meshkuj. Gjatë festës së Krishtlindjes, 24-vjeçari pësoi vdekjen në një aksident tragjik drejt rrugës për në shtëpinë e familjes së tij, afër kufirit Serbo-Kosovar. Shendrit, i quajtur Shen nga shokët dhe miqtë e tij, ka nisur karrirën e tij me ekipin e rezervave amatore të Luanëve që nga viti 2019. Tipi i tij simpatik dhe mirësia, do të mbahen mend përgjithmonë nga të gjithë ata që e njohën. I përulemi me mirënjohje dhe me respekt Shendrit dhe do ta nderojmë në TSV 1860 Munchen. Ngushëllimet tona të përzemërta shkojnë për familjen e Shendrit dhe për të gjithë ata që vuajnë humbjen e tij.”
 
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga