Ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika ka postuar një foto në rrjetin social "Facebook", ku shihet së bashku me nipin e tij Xhebro Gjika, i cili është futbollist me të rinjtë e Dinamos.
"Në Tiranë me nipçen, Xhebro Gjika Junior, futbollist me të rinjtë e Dinamos", shkruan Gjika.
Ndërsa përsa i përket skuadrës së parë, Dinamo luan në Kategorinë e Parë dhe në këtë fundjavë e ka nisur me fitore kampionatin. Me rezultatin minimal 1-0 ndaj Veleçikut në minutën e 61 të takimit. Autori i këtij goli ishte Arian Sheta.
Poll