
Situata nuk është aspak pozitive në Klubin e Futbollit Skënderbeut. Ditën e djeshme lojtarët kanë refuzuar të dalin në stërvitje në prag të sfidës ndaj Vllaznisë. Në shenjë revolte për pagat e padhëna futbollistët i kanë komunikuar trajnerit Ilir Daja se nuk do të dilnin në fushë. Nga ajo që mësohet është se lojtarët kanë më shumë se 3 muaj pa marrë rrogat, ndërsa futbollistët që janë pjesë e korçarve nga sezoni i kaluar kanë paga të tjera të prapambetura përveçse këtyre 3 muajve.
I kontaktuar nga neësport.al, presidenti Ardian Takaj u shpreh se çdogjë që kishte ndodhur ishte e vërtetë dhe për t'i dhënë zgjidhje situatës do të bënte një mbledhje urgjente me ekipin. Ndër të tjera Takaj shtoi se kjo nuk është një problem që e ka vetëm Skënderbeu, por ndodh me të gjitha ekipet në Superiore.
Teksa pritet mbledhja e lojtarëve me presidentin Takaj, nuk dihet nëse ekipi i drejtuar nga Ilir Daja do të dalin në stërvitje ditën e sotme. Kujtojmë që në fundjavë Skënderbeu luan ndeshjen e vështirë ndaj Vllaznisë. Të dyja ekipet ndajnë vendin e 6 dhe të 7 me 20 pikë secila.