
Skënderbeu-Tirana është padyshim kryendeshja e javës së 23-të në Kategorinë Superiore. Korçarët dhe kryeqytetasit po kalojnë momente komplet të ndryshme nga njëra-tjetra, teksa mbajnë dhe vendet e mesit të tabelës.
Të zotët e shtëpisë qëndrojnë në vendin e 5-të me 33 pikë, +8 nga Tirana e vendit të 7-të, që me një fitore të mundshme do të futej në valle për një vend në Kupat e Europës. Megjithatë, pavarësisht rivalitetit të fortë, dy teknikët, Mema dhe Shehi dhe të vuajnë edhe mungesa të rëndësishme në këtë takim.
Në kampin korçar, Kristi Vangjeli do të jetë mungesa e vetme e kampionëve, gjithmonë nëse një gjë e keqe nuk ndodh deri të premten. Mbrojtësi u ndëshkua në Vlorë me kartonin e 4-t të verdhë dhe për pasojë skualifikohet për javën e 23-të.Gjatë këtyre ditëve i mbetet Orges Shehit që të gjejë zëvendësuesin e tij.
Dhe me mangësitë që kanë në mbrojtje, do të jetë një problem realisht i madh për korçarët ndërtimin e prapavijës.Ndërkohë, Albi Doka është rikthyer pas pezullimit, por Tirana humbet Erjon Hoxhallarin.
Mbrojtësi i majtë çoi në katër numrin e kartonëve ndaj Luftëtarit, duke "u lënë" pushim për këtë takim. Kjo do të thotë mungesë e mbrojtësit në takimin e radhës që luhet në Korçë me kampionët e vendit, Skënderbeun.