
Tirana ka marrë përgjigjet e analizave për Covid-19. Ditën e djeshme lojtarët dhe stafi teknik iu nënshtruan testeve dhe të gjithë kanë rezultuar negativë.
Ministria e Shëndetësisë kërkoi që lojtarët dhe stafi teknik të bënin teste pas ndeshjes me Bylisin, kjo për arsyen se një prej futbollistëve ballshiotë kishte rezultuar pozitiv me Covid-19.
Por ashtu si lojtarët e Bylisit edhe ata të Tiranës së bashku me stafin teknik kanë rezultuar negativ e tashmë mund të luajnë pa problem ditën e nesërme sfidën ndaj Luftëtarit.
Një lajm pozitiv për klubin bardheblu, por edhe për kampionatin që mund të vazhdojë normalisht.
Poll