Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Kritika të ashpra ndaj ish trajnerëve, ylli portugez i kënaqur me teknikun e ri të Manchester United

Shkruar nga NEWSPORT
Kritika të ashpra ndaj ish trajnerëve, ylli portugez i kënaqur me

Manchester United pas shkarkimit të Ralf Ragnick kanë vendosur në krye të pankinës holandezin Erik Ten Hag. Ardhja e tij te United rriti shumë optimizmin dhe tifozeria priste gjëra të mëdha. 2 javë dhe 2 humbje ishte bilanci i Ten Hag në start të Premier League. Afrime të reja dhe ekip solid, këto ishin pikat që tekniku duhet të zgjidhte për ecurinë e ekipit.

Ulja në stol e Ronaldo pas 2 javësh dhe fitorja ndaj Liverpool bëri që çdo gjë të ndryshonte. 4 fitore njëra pas tjetrës dhe 11-she e pandryshueshme këto sollen një United të transformuar. Brunu Fernandes nuk ka kursyer elozhet për teknikun e tij dhe pse kritikat ndaj ish trajnerëve nuk munguan.

Ylli portugez Fernandes ka pohur: “Erik ka sjellë në ekip një frymë tjetër ai ka stilin e tij, ka idetë e tija dhe ti duhet ta ndjekësh këtë. Është shumë strikt në këtë gjë dhe kjo më pëlqen mua. Teh Hag ka sjellur këtu disiplinë që në ekip ka munguar në të shkuarën. Të gjithë duhet të jemi në të njëjtën faqe, është kapitull i ri”.

Kujtojmë që Bruno u bashku me Manchester në vitin 2020 ku në krye të pankinës ishte Ole Gunnar Solskjaer dhe pas tij erdhi në 2021 Ralf Rangnick i cili u largua për t’i lënë vendin teknikut holandez Ten Hag.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga