
Kristjan Asllani po shkëlqen këtë sezon me fanellën e Empolit në Serie A. 19 vjeçari i kombëtares shqiptare ka shumë ekipe pas tij, ndër të cilët edhe Inter. Për gazetarin italian Micele Plastino, Asllani nuk duhet të shkojë në një ekip ku do jetë zëvendësues dhe nuk do ketë minuta për të treguar cilësitë e tij.
“Kur një lojtar e shoh në një rrugëtim rritje, nuk më pëlqen ideja që pastaj ta marrë një skuadër e madhe për të bërë zëvendësuesin e një lojtari të madh. Pasi kështu nuk do të rritet kurrë. Është e vërtetë që rritesh edhe duke parë, por rritesh sidomos duke luajtur. Brozoviç bën rolin e organizatorit, pra të dy lojtarët ngjajnë me njëri-tjetrin”, tha ai për Radio Sportivo.
Poll