Kosova mposhti me rezultatin e ngushtë 4-3 Sllovakinë, duke siguruar kalimin në finale të cilën do ta luajë me Turqinë në stadiumin "Fadil Vokrri" të martën më 31 mars.
Skuadra e Franco Fodës ishte në mbrëmjen e saj më të mirë, duke ia dalë të kthejë rezultatin pas golit të parë të sllovakëve, ku shënuan plot 4 herë për t'i futur të dridhurat kundërshtarit në shtëpinë e tyre.
Lidhur me këtë sukses historik, ka patur dhe një reagim nga ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, i cili i ka kërkuar Ministrisë sllovake të paraqesë një letër zyrtare ku të njohë Kosovën si shtet sovran e të pavarur, deklaratë formale e cila mungon prej kohësh nga ky vend.
"Ministria sllovake e marrëdhënieve të jashtme, nesër ju lutem, nisni një letër zyrtare për njohjen e Kosovës", është shkrimi që ka përzgjedhur ish-i kuqezi.
