Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Kristal Abazaj i ‘ngrin gjakun’ Tiranës, vendimi i sotëm vë në alarm derbin

Shkruar nga NEWSPORT
Kristal Abazaj i ‘ngrin gjakun’ Tiranës, vendimi i sotëm

Kristal Abazaj pësoi një dëmtim në ndeshjen e fundit me Erzenin dhe u pa duke çaluar pas fërshëllimës finale. Në prononcimin pas sfidës u shpreh se ndjente dhimbje të forta në të dyja këmbët dhe rrezikon derbin me Partizanin.

Mjekët e Tiranës janë të fokusuar totalisht te sulmuesi dhe ditën e djeshme kanë bërë ekzaminimet e para. Në seancën e sotme stërvitore ai nuk ka qenë pjesë e grupit të plotë, por ka kryer vetëm disa vrapime të lehta. Një situatë jo e mirë duke qenë se nesër do të jetë dita e fundit e përgatitjeve.

Në kampin bardheblu kryqëzojnë gishtat pasi një mungesë e tillë do të ishte e tepërt. Prezenca në derbi është në mëdyshje dhe do të pritet deri në momentet finale para nisjes së ndeshjes për të marrë një vendim për inkuadrimin e tij nga minuta e parë.

Kujtojmë që derbi Partizani – Tirana do të luhet të premten në orën 19:00 në ‘Air Albania’, e vlefshme për javën e 24-të të Superiores.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga