
Bullgari - Kosovë 2 - 3 (Kualifikueset e Euro 2020) (FT)
Formacionet:
Bullgaria: Mihaylov, Popov, Bozhikov, Goranov, Nedyalkov, Ivanov, Kostadinov, Nedelev, Despodov, Popov, Isa Mustafa
Kosova: Muriç, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli, Voca, Halimi, Zhegrova, Celina, Rashica, Muriqi
Komenti minutë pas minute:
-- KOSOVA, kandidate serioze për të marrë pjesë në EURO 2020! --
90'+4 - Arritje historike! Kosova merr fitoren e parë në ndeshje kompetitive dhe të parën në transfertë. "Dardanët" pushtojnë Bullgarinë.
-- KOSOVA PËRMBYS NDESHJEN!!!! --
90'+2 - Më në fund! Kosova realizon golin e tretë me Elbasan Rashanin. Rashica mban topin në mënyrë perfekte dhe kroson saktë, Rashani realizon bukur.
-- Goli i anulluar i KOSOVËS! --
67' - KOSOVA përmbys ndeshjeN! Por, arbitri anullon golin për pozicion jashtë loje të Vedat Muriqit. Pamjet i japin të drejtë gjyqtarit.
-- GOOOOOOOL! --
64' - Kosova nuk dorëzohet. Vedat Muriqi mposht me kokë portierin bullgar duke vendosur takimin në baraspeshë.
55'- Bullgaria nuk fal. Dimitrov i hedhur në fushë në pjesën e dytë, ndëshkon keq Kosovën.
45' Mbyllet 1-1 pjesa e parë mes Bullgarisë dhe Kosovës. Dardanër luajnë si superiorë ndaj vendasve, mirëpo një gabim i ka kushtuar që të pësojnë gol. Mbetet për t'u parë pjesa e dytë.
43' Bullgaria barazon rezultatin me një gjuajtje nga jashtë zonë.
32' Kosova zbret në sulm me një aksion spektakolar. Rashica hedh topin në zonë, por ishte pak në i fortë pë Muruqin, i cili nuk arriti ta devijonte topin në rrjetë.
27' Bullgaria rrezikon me një goditje nga këndi, duke gjuajtur portën me kokë, mirëpo nuk ka sjellë asnjë problem pë portierin Muriç, sepse topi ka shkuar jashtë, pranë shtyllës pingule.
--- GOOOL KOSOVA! --
13' Rashica kalon në avantazh Kosovën me një aksion mjaft të bukur.
1' Starton ndeshja mes Bullgarisë dhe Kosovës